Shfaqja ‘Muhamed Ali’e Naser Shatrollit do të prezantohet në Gjilan

Shfaqja ‘Muhamed Ali’e Naser Shatrollit do të prezantohet në Gjilan

Rikthehet ‘Matrix’ (Video)
Ndahet nga jeta poeti popullor Vesel Bajraktaraj

Në qendër të shfaqjes përveç aktorit Ermal Sadiku është edhe biçikleta e tij me të cilën ai do të manovroj përgjatë 50 minutave sa zgjatë drama. ‘Muhamed Ali’ do të rreshtohej ndërmjet teatrit akrobatik, membranës së skajshme psikologjike, kontekstit verbal, situatave dramatike, gjersa, aktori – personazhi, do të thuprohet – saldohet e përthyhet brenda një rrethane absurdi, për të cilën supozohet se bazën e ka në autoritetin e filozofisë autoriale.

‘Muhamed Ali’ dhe bicikleta janë manual kujtese i shiritave të një kinemaje të vjetër qyteti brenda një kaosi qytetar njëherësh rrjet satelitor i urave ndërkombëtare Lindje – Perëndim. ‘Muhamed Ali’, është shfaqja me tekst dhe regji të Naser Shatrollit që do të prezantohet në Teatrin Profesionist të Gjilanit, të premten me fillim në ora 20:00.

Shfaqja do të shoqërohet me muzikë të kompozuar nga Drinor Zymberi, kurse gjatë shfaqjes aktori do të ketë edhe një pjesë të shkurtër të vallëzimit, koreografinë e të cilës e ka realizuar Fatmir Smani. Pjesë e ekipit të shfaqjes janë gjithashtu edhe Maj Samadraxha, Allmir Suhodolli, Zake Prelvukaj, Miriam Nixha, Rija Haliti, Zeta Gimolli Bahtiri, Berat Llapashtica, Agron Blakçori, Dhurim Ismaili Dajki, Fatmir Smani, Ekrem Xhaka, Artan Hasani, Donjeta Hyseni.

COMMENTS