Shenur Jahiu drejtori i ri i Radio Televizionit ‘Presheva’

21 këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës në seancën e së premtës kanë zgjedhur Shenur Jahiun, drejtorin e ri të Radio Televizionit ‘Presheva’.

Jahiu që nga viti 2004 është i punësuar në RTV ‘Presheva’ ndërmarrje publike komunale dhe ka kryer funksionin e e drejtorit të marketingut.

Vetë Jahiu është shprehur i privilegjuar në detyrën e re.

‘Falënderoj këshilltarët për besimin e dhënë dhe se nuk e marrë si privilegj këtë post por e marrë vetëm si përgjegjësi shkaku i gjendjes tepër të rëndë që aktualisht mbretëron në këtë institucion’ ka thënë Jahiu.

Ai thotë se falë mbështetjes që i është ofruar nga pushteti i ri shpreson se do të vijnë ditë më të mira për këtë medium.

shenur-jahiu

Jahiu është shprehur se nga përvoja që ka do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e këtij mediumi lokal i cili fatkeqësisht gjendet në një situatë të vështirë ekonomike dhe organizative.

COMMENTS