Shënohet viktima e tretë në Shqipëri nga moti i keq

Moti i ligë ka shkaktuar viktimën e tretë në Shqipëri. Sot në mëngjes në qytetin e Korçës është gjetur trupi i një personi, i cili dyshohet se ka pësu

Moti i ligë ka shkaktuar viktimën e tretë në Shqipëri. Sot në mëngjes në qytetin e Korçës është gjetur trupi i një personi, i cili dyshohet se ka pësuar nga i ftohti.

Viktima është ende e paidentifikuar, njoftojnë autoritetet lokale, të cilat shtojnë se trupi është gjetur në zonën e njohur si Parku i Mallrave, raporton Top Channel, përcjellë zico.tv

Me këtë rast shkon në 3 numri i viktimave nga moti i acartë, pas rastit të Durrësit ditën e shtunë dhe atij në Lushnje një ditë më parë.

Pavarësisht se bashkitë dhe policitë në qarqe u kanë ardhur në ndihmë të pastrehëve në këto ditë të ftohta, duket se këto masa nuk kanë mjaftuar për të shmangur humbjen e jetëve.

COMMENTS