Shënohet dita ndërkombëtare e rinisë

Shënohet dita ndërkombëtare e rinisë

Thaçi dhe Engel i kërkojnë Francës lirimin e Haradinajt
Thaçi niset për New York, pritet të takohet edhe me presidentin Donald Trump

Të rinjtë e Kosovës nuk janë të barabartë me të rinjtë evropianë, për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave. Kështu u tha sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me moton ‘Ndërtimi i Paqes për të Rinj’.

Labinot Berisha nga Ministria e Kulturës, tha se Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet që nga viti 1999 në pothuajse të gjitha vendet e botës dhe kjo ditë synon sensibilizimin dhe fuqizimin e rinisë në gjithë globin.

Berisha: Ideja është që të fuqizohen të rinjtë në mbarë botën

‘Ju e dini që Ditën Ndërkombëtare të Rinisë pothuajse shumica e qeverive në mbarë globin e shënojnë këtë ditë që nga viti 1999 me një rezolutë të posaçme nga OKB. Ideja është që të sensibilizojnë, të fuqizojnë të rinjtë në mbarë botën si një kategori posaçërisht e rëndësishme për shoqërinë, për të ardhmen e vetë njerëzimit. Andaj edhe për këtë vit, OKB Ditën Ndërkombëtare të Rinisë e ka përcaktuar me moton ‘Ndërtimi i Paqes për të Rinj’, ka thënë Berisha.

Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë, tha se departamenti që ai drejton gjithmonë ka aktivitete për të rinjtë, të cilat nuk përkufizohen vetëm në ditë të veçanta, por vazhdimisht janë prezent në mbështetjen e organizatave të ndryshme rinore.

Bajrami: Deri më tash kemi mbështetur 200 OJQ

‘Departamenti i Rinisë nuk bën aktivitet vetëm për shënimin e ditëve ndërkombëtare, ditët p.sh si sot që është 12 gushti apo 31 majit, Dita Kundër Duhanit, Dita Kundër Drogave, por Departamenti i Rinisë vazhdimisht është prezent me aktivitetet e tyre në mbështetjen të organizatave të ndryshme rinore, të cilat përfitojnë nga grandet që Departamenti i Rinisë në çdo tre mujor të vet bën shpallje publike ku vetëm këtë vit, deri në këtë moment që unë po flas kemi mbështetur mbi 200 organizata jo qeveritare. Prandaj edhe shumica prej juve që jeni këtu sot, jeni përfitues të këtyre grandeve dhe unë po shpresoj që aktivitetet e juaja, ju që keni zhvilluar në komunat tuaja, me organizatat e juaja, me përfaqësuesit tuaj, kanë shërbyer për ngritjen e kapaciteteve të juaja si organizata së pari, por edhe për të ofruar njohuri përmes debateve të ndryshme, përmes konferencave të ndryshme dhe seminare’, tha Bajrami.

AI ka theksuar se të rinjtë e Kosovës, nuk janë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre evropianë për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.

Iana Minochkina, e cila është vullnetare e OKB-së në Kosovë, tha se në vendin tonë punon që nga viti 2013 për implementimin e projekteve në lidhje me promovimin e të rinjve dhe se ka qenë shumë e impresionuar me kapacitetin dhe kreativitetin e te rinjve në Kosovë.

Ajo theksoi se rinia kosovare ka kapacitet të madh e meriton të ketë sa më shumë promovime jashtë trojeve shqiptare dhe brenda saj.

Ndryshe, programi i paraparë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme deri në orën 18.00. Organizimi i këtyre aktiviteteve është bërë nga OJQ të ndryshme të vendit dhe ato aktivitete do të mbahen në lokacione të ndryshme.

COMMENTS