Shënohet Dita Botërore e Meteorologjisë

Shënohet Dita Botërore e Meteorologjisë

Ditës Botërore të Meteorologjisë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizon shënimin e kësaj ngjarje me disa aktivitete.

Moto e shënimit të Ditës Botërore të Meteorologjisë këtë vit është ‘Moti-gati, klima-zgjuar’.

Aktiviteti qendror, do të realizohet në Fshatin Skivjan të Gjakovës me ç’rast do të bëhet inaugurimi i Stacionit Meteorologjik Automatik.

Dita Botërore e Meteorologjisë shënon miratimin e konventës së organizatës botërore meteorologjike më 23 mars 1950.

COMMENTS