Shenjat që tregojnë se keni probleme me zemrën

Shenjat që tregojnë se keni probleme me zemrën

Këtë ndoshta nuk e keni ditur për bananet
Shkaktarët e anemisë – gjakderdhja dhe ushqimi i varfër

Shumica e njerëzve në botë përjetojnë sulm në zemër ende pa i kuptuar simptomat.

Besimi mbizotërues është se kur ju përjetoni një atak në zemër, dhimbja do të rezultojë në zemrën tuaj, por e vërteta është se vetëm ata që kanë përjetuar sulme në zemër mund t’ju tregojnë se si të poshtër, delikate dhe të çuditshme janë simptomat e kësaj sëmundje.

Këto janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni:

Dhimbje në shpinë

Është e rëndësishme të kuptohet fillimi i një sulmi kardiak, sepse jo e tëra fillon me zemrën. Shumica e pacientëve priren të ankohen se sulmet në zemër të bëjnë të ndjehesh sikur një elefant që ju është ulur në gjoks, por në raste të caktuara e njejta dhimbje shkon edhe në shpinë. Prandaj, nëse jeni duke përjetuar një sasi të madhe presioni ose dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, mund të jetë një tregues i një sulmi në zemër.

Dhimbje koke

Në vend se të injoroni dhimbjen e kokës, bëni mirë që të trajtoni atë. Nëse përjetoni dhimbje të shpeshta dhe të mëdha të kokës, atëherë ka gjasa që ju jeni duke u prekur nga sëmundjet e zemrës. Nëse përjetoni dhimbje koke me marrëmendje, ndjeheni të plogësht dhe papritmas e humbi shikimin për pak momente, atëherë duhet të dini se trupi juaj po ju lajmëron për një sulm në zemër dhe do të bëni mirë të shkoni menjëherë te mjeku.

Dhimbje e padurueshme stomaku

Shumica e njerëzve besojnë që dhimbjet e zemrës vijnë nga dora e majtë, ose drejt e nga gjoksi. Megjithatë, ata të dështojnë të kuptojnë se dhimbja vjen edhe nga pjesët tjera të trupit. Të gjithë duhet të dinë se dhimbjet e shpeshta dhe të forta të stomakut janë një tjetër shenjë që tregojnë se zemra juaj nuk është në rregull.

COMMENTS