Shëndeti i babait para ngjizjes ndikon tek bebja

Shëndeti i babait para ngjizjes ndikon tek bebja

Shumë nëna të ardhshme e dinë që shëndeti i tyre, madje edhe para se të ngelin shtatzënë mund të ndikojë në shëndetin e bebes. Tani, studime e reja

Shumë nëna të ardhshme e dinë që shëndeti i tyre, madje edhe para se të ngelin shtatzënë mund të ndikojë në shëndetin e bebes.

Tani, studime e reja vazhdojnë të tregojnë që shëndeti i babait para-ngjizjes mund të ndikojë në shtatzëni dhe bebe.

Tre artikuj të botuar të hënën në revistën The Lancet detajojnë se si shëndeti i grave dhe i burrave, para se të krijojnë një fëmijë, mund të kenë ndikime të thella në shëndetin e pasardhësve të tyre, siç janë pesha e lindjes dhe zhvillimi i trurit.

‘Kjo është një seri shumë e rëndësishme, dhe është e rëndësishme sepse ndihmon në rivendosjen e mëtejshme të rëndësisë së kujdesit para konceptimit si një drejtim legjitim për përmirësimin e rezultateve të lindjes dhe përmirësimin e shëndetit në fëmijët, si në kohën e lindjes, por edhe gjatë jetës së tyre’, tha Milton Kotelchuck, profesor i pediatrisë në Harvard Medical School dhe një shkencëtar i lartë në Massachusetts General Hospital, i cili nuk ishte përfshirë në artikujt e rinj.

‘Me të vërtetë, pothuajse të gjitha proceset epigjenetike të rëndësishme, të gjitha zhvillimet e rëndësishme embriologjike, zhvillohen në javët e para të shtatzënisë. Kjo është kur shumë gjëra me të vërtetë po ndodhin para se njerëzit të dinë se janë shtatzënë’, tha ai.

‘Zhvillimi i trurit, gjithë shtylla kurrizore, të gjithë nervat zhvillohen në dy javët e para’.

COMMENTS