Magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit është njëra prej rrugëve në të cilat kemi thuajse çdo ditë shembje në rrugë. Edhe sot, në mëngjes, raportohet se
Magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit është njëra prej rrugëve në të cilat kemi thuajse çdo ditë shembje në rrugë.
Edhe sot, në mëngjes, raportohet se pas shembjeve të dheut u vërshua një vend punishte e kompanisë ‘Bechtel-Enka’ e si pasojë e saj dy punëtorë janë lënduar.
Derisa edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë pjesë kishte disa probleme me qarkullim të automjeteve.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar për ‘Indeksonline’ se kishte shembje në rrugë tek vendi i quajtur “Guri i Shpumë”.
‘Po, jemi njoftuar se kompania përkatëse ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke pastruar terrenin. Qarkullimi i automjeteve vazhdon dhe se nuk ka ndonjë rrezik’, ka thënë ai.
COMMENTS