Shembet tavani në spitalin e Vushtrrisë (Foto)

Sot në mëngjes është shembur tavani i spitalit ‘Sheik Zajed’ në Vushtrri, saktësisht në repartin e kirurgjisë. Nga ky incident, nuk ka persona të lënduar.

Investimi i 7 milionë eurove nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të rinovuar këtë spital që mban emrin e Sheikut Zayed, ende pa marrë pamjen e duhur funksionale, ka filluar të dëmtohet.

Ka qenë asambleisti i Vetëvendosjes në komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci i cili ka publikuar edhe disa fotografi.

Ai ka ftuar të gjitha organet kompetente që të merren me këtë rast, duke theksuar se nuk është në rregull të lejohet të përurohet një spital pa u bërë pranimi teknik i tij duke ua rrezikuar jetën stafit dhe pacientëve.

COMMENTS