SHBA, Vriten 4 gra në një qendër tregtare (Video)

SHBA, Vriten 4 gra në një qendër tregtare (Video)

Media austriake kërkon rishikim të politikave europiane mbi Ballkanin, ja sulmi i Erdoganit dhe Putinit në krahët e dobët të Europës
Procedura e plotë e rimbursimit të kuponëve fiskalë!

Katër gra janë vrarë ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë pasi u plagos në një qendër tregtare në Burlington të shtetit të Washingtonit.

Autoritetet policore kanë publikuar fotografinë e personit të dyshuar që ka ikur nga vendngjarja i armatosur me pushkë, njofton BBC.

Qendra tregtare dhe dyqanet përreth u evakuuan dhe policia ka kërkuar nga qytetarët të mos afrohen. Shkaqet që kanë çuar autorin drejt këtij akti janë endë të paqarta.

I dyshuari , që përshkruhet si ‘një mashkull hispanik i veshur në të hirtë’ u pa tek po largohej në drejtim të autostradës.

Zëdhënësi i Policisë në Shtetin e Washingtonit, Mark Francis, tha se të shtënat ndodhën brenda qendrës tregtare Macy’s, bën të ditur AP.

Dëshmitarët përshkruajnë skena kaotike dhe konfuzion kur filluan të shtënat.

COMMENTS