SHBA tërhiqet nga UNESCO

SHBA tërhiqet nga UNESCO

Nga nesër nis falja e gjobave! Detajet për procedurat, afatet, përfituesit dhe të përjashtuarit
Bajrami i Madh të dielën, BIK-u uron besimtarët myslimanë

Shtetet e Bashkuara thanë se do të tërhiqen nga Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, duke e akuzuar atë për ‘anim anti-izraelit’.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se SHBA-ja do të formojë një ‘mision vëzhgues’ për ta përfaqësuar atë në UNESCO, nisur nga 31 dhjetori.

‘Ky vendim nuk është marrë me lehtësi dhe reflekton shqetësimet e SHBA-së me borxhet në UNESCO, nevojën për reforma në këtë organizatë dhe qëndrimin e saj anti-izaraelit’, tha Departamenti i Shtetit.

Udhëheqësja e UNESCO-s, Irina Bokova, tha se ndjen ‘keqardhje të thellë’ me vendimn e SHBA-së.

Uashingtoni ka ndaluar financat në UNESCO pasi kjo agjenci ka votuar për përfshirjen e Palestinës si vend anëtar në vitin 2011.

COMMENTS