SHBA: Organizohet ceremonia e pranimit të Malit të Zi në NATO

SHBA: Organizohet ceremonia e pranimit të Malit të Zi në NATO

​Seanca shtyhet për nesër në orën 10:00
Panik dhe të qara në aeroplanin Prishtinë – Cyrih (Video)

Nënsekretari amerikan i shtetit, Thomas Shannon, do të jetë mikripitës i ceremonisë, me të cilën mirëpritet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, më 5 qershor, ka njoftuar dje Departamenti amerikan i shtetit.

Në këtë ceremoni, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, zyrtarisht do ta depozitoj të ashtuquajturin ‘instrument të pranimit’, duke e bërë Malin e Zi anëtarin e 29 të aleancës.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Pas kësaj ceremonie, flamuri i Malit të Zi do të valojë për të parën herë në selinë e NATO-s, më 7 qershor.

‘Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të mbështes integrim më të madh, reformë demokratike, tregti, siguri dhe stabilitet, me të gjithë fqinjët e vet’, tha Departamenti amerikan i shtetit, dhe ka shtuar se ky pranin, po ashtu, ‘e riafirmon tek vendet e tjera aspirante se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende, që janë të gatshme të bëjnë reforma të domosdoshme për arritjen e standardeve të larta të NATO-s, dhe t’i pranojnë rreziqet, përgjegjësitë dhe, po ashtu, përfitimet nga anëtarësimi.

COMMENTS