SHBA kërkon pajtim rreth afatit kohor për integrimin gjyqësor në Kosovë

SHBA kërkon pajtim rreth afatit kohor për integrimin gjyqësor në Kosovë

Ambasada e SHBA-së, përmes një deklarate, ka reaguar për dështimin e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi ndërmjet Kosovës e Serbisë që do të duhej të niste sot, transmeton Koha.net.

Deklarata thotë integrimi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërsa i ka ftuar palët të pajtohen për afatin kohor rreth kësaj çështjeje.

Ky është teksti i deklaratës së Ambasadës së SHBA-së:

Mirëpresim përgatitjet dhe punën intensive të kryer nga institucionet shtetërore të Kosovës (Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurial, etj.) dhe Bashkimit Europian për të mirëpritur gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.

Posa të arrihet kjo, integrimi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë institucionet funksionale të Sundimit të Ligjit; i cili integrim do të shënoj një hap të rëndësishëm përpara. E kuptojmë që palët vazhdojnë të punojnë shumë për ta arritur integrimin dhe i ftojmë palët të pajtohen për afatin kohor, në të ardhmen më të afërt.

COMMENTS