SHBA: Java e Filmit Shqiptar ‘Albanian Film Week’, Edicioni 6-të në Nju Jork (Foto)

SHBA: Java e Filmit Shqiptar ‘Albanian Film Week’, Edicioni 6-të në Nju Jork (Foto)

Dy libra për emigracionin politik shqiptar pas vitit 1944
Ekspozita ‘Rrugëtim në imazhin mesdhetar’ në Prishtinë

Në “Tepiun e kuq” të Java Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, Edijcioni i 6-të mirëpriti mysafirët e saj të veçantë: të famshëm, yjet e Hollivudit, artistët e vlerësuar me çmime, mediat me reputacion, televizionet, personalitetet, sponsorët AWF, përkrahësit e saj besnikë, anëtarët të jurisë dhe të gjithë ata që kan punuar shumë prapa skenave për ta bërë këtë festival një sukses.

CHELSEA NYC : Java e Filmit Shqiptar, Edicioni 6-të, që hapi siparin e tij, në Kinema Kompleksin SAV në qytetin e Nju Jorkut, është festivali i parë shqiptar i filmit në Shtetet e Bashkuara, i themeluar në vitin 2012 nga Mrika Krasniqi. Ky festival, e cila është ngjarja më e madhe kinematografike shqiptare, në botën e jashtme shqiptare, mbahet në metropoliin e botës në Nju Jork, nga 26 maj deri më 29 maj 2017, në SAV Cinema.

Qyteti i Nju Jorkut, është i njohur për pseudonimet e tij,: “Big Apple – Molla e Madhe“, “Qyteti që kurrë nuk fle” dhe “Qendra e Universit”, në mes të të gjitha festivaleve prestigjoze të kinemato-grafisë botërore, për tre netë me rradhë, po pret edhe festivalin – Java e Filmit Shqiptar, një ngjarje e mrekullueshme kulturore dhe festivali i parë i këtij lloji për industrinë e filmit shqiptar në Amerikë.

Ky është Edicioni i gjashtë i AFW dhe do të shfaqë 18 filma, duke përfshirë filma të shkurtër, dhe dokumentarë. Finalistët janë përzgjedhur nga veprat e regjisorëve shqiptarë dhe të huaj në mbarë botën.

Si pjesë të edicionit të 6-të në një prezantim të kulturës dhe traditës sonë të komunitetit tonë në Nju Jork, janë këto filma:
Java e Filmit Shqiptar, 2017
Filmat:
–Hije /Jotti Ejli/ Crime/Thriller/60’16’’
–Home sweet Home/Faton Bajraktari/Drama/ 92’
-Eho/Dren Zherka/Drama/60’32’’
Short Movies:
–Toka/Ibrahim Deari/Drama/24’ 41’’
-Brava/ Bujar Alimani & Erand Sojli/Drama/22’13’’
–The Last Jorney/Elis Gjoni/ Fiction/7’ 13’’
-Lost Souls/Xhustin Kristian/Drama/9’45
-Ana/Ajola Daja/Drama/26’ 29’’
–Meeting/Durim Kryeziu/Drama, Comedy/25’
-Në pritje të fatit/Kastriot Avdyli/Short/5’12’’
-A Long Way/Iber Deari/Drama/14’
–Përralla/Sabidin Ali/Drama/13’
-Water for the roses/ Luli Bitri/ Drama/15’45’’
-Beneath the Surface/Dhimitër Ismailaj-Valona/Drama/11’
-My Hero/Arbër Krasniqi/Fiction/13’
Dokumentar:
-City of Walls/Eneos Caka/Documentary/22’
-Beyond the Gates/Besim Ugzmajli/Documentary/22’
-Drums of Resistance/ Mathieu Jouffre/ Documentary/65’00’’

Gjithashtu, protogonist e AFW, është edhe “Brodaway i vogël” shqiptar, në Nju Jork, i vëllezërve dibran, Ernest dhe Fredi Tollaj, kinemaja e tyre, ku do të shfaqen edhe shumica e filmave të Java e Filmit Shqiptar, Edicioni 6-të, në Teatrot e Producers Club.

Një teatër i njohur për komunitetin e artistëve shqiptarë në Amerikë, ky dhe për artëdashësit shqiptar në zemër të Nju Jorkut, vetëm disa hapa larg sheshit të famshëm Times Square, i cili ka bër gati, dy komplekse studio me një bar dhe një sallë pritjeje për konferenca shtypi.

Vende të tjera prestigjoze në Festivalin e Filmit Shqiptar në New York, në e kaluarën kanë përfshirë edhe kinema të tilla si : Tribeca Cinemas, Cinepolis, Kolegjin Lehman, Teatrin SVA dhe BowTie Cinema, duke e bërë Festivalin e Filmit Shqiptar në New York, një sukses i jashtëzakonshëm, duke tërhequr interesin e mediave vendase dhe të huaja, sponsorëve dhe komunitetit filmik.

Themeluese e Festivalit Java e Filmit Shqiptar në New York, producetja kosovare Mrika Krasniqi , thotë se :”AFW paraqet kinemanë shqiptare me shumëllojshmëri të krijimtarisë kinematografike shqiptare, nga e gjithë bota për të rritur profilin e talenteve, kulturës dhe industrisë së filmit”.

Misioni ynë është të transformojmë mënyrën se si njerëzit e shohin kulturën shqiptare përmes filmit, thkesonë ajo duke shtuar se :”Vizioni ynë është të promovojmë mirëkuptimin kulturor dhe të inkurajojmë zhvillimin dhe rritjen artistike. Çdo vit, AFW paraqet shfaqjet në Tapetin e kuq, të filmave të gjitha zhanrreve, filma të metrazhit të gjatë, të shkurtr dhe dokumentare, të ndjekur nga një me pyetje e përgjigje, Q & A, mikëpritja me artistë dhe organizatorët, Party me VIP pasparty dhe ajo që quhet “Award Night Gala”.

AFW, shtonë më tej Krasniqi, përfshin shërbimin si një katalizator për nxitjen e komunitetit dhe angazhimin frymëzues të komunitetit përmes filmave shqiptar dhe diskutimeve të hapura me mysafirët e ftuar. Debati fokusohet në kinematografinë shqiptare, ndikimin e saj në botë dhe të ardhmen e industrisë së filmit.

Për drejtoren e festivalit dhe themeluesen e AWF, qëllimi i tyre për këtë festival vjetor të filmit është të tregojnë një pjesë të kulturës dhe historisë së pasur shqiptare përmes filmit tek komuniteti amerikano-shqiptar në Nju Jork.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e madhe të të gjithë sponsorizuesve, sidomos, atë të Georgio Kolaj, showmenit dhe biznesit të tyre, i vëllezerve Kolaj, Famous Famiglia Pizza, thotë Mrika Krasniqi, për artet dhe filmat për komunitetin artistik të New York, dhe do të donim praninë e sa më shumë shqiptarve të na bashkohun me ne për të festuar një vit shumë produktiv dhe ngjarje të mrekullueshme të artitit dhe kulturës sonë kombëtare”.

Dhe kështu Misioni i Javës së Filmit Shqiptar, për organizatorin është krijimi dhe zhvillimi i një kulture ku filmi shqiptar është i njohur dhe i pëlqyeshëm nga publiku i huaj, me një synim të veçantë për të ofruar dhe krijuar perspektivë të re për filmin shqiptar.

Ky Edicion do të japë 6 (gjashtë) çmime për veprat më të mira pjesëmarrëse:

Filmi më i mirë
Filmi më i mirë i shkurtër
Filmi më i mirë dokumentar
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë
Çmimi i prodhimit.

Gazetarja Ermira Babamusta, e cila ishte bashkë moderatore, edicionit të 6-të, tha në hapje të këtij festivali e quajti një nder të jet ajo ju për të hapur edicionin e 6 të Javës së Filmit Shqiptar të Nju Jorkut.

Ndërsa, tha se në vitin 2012, java e filmit shqiptar filloi me një ide të guximshme të atyre që ëndërrojnë gjëra të mëdha. Sot, 5 vjet më vonë, kjo ide është bërë një skenë globale, pikërisht këtu në zemër të qytetit të Nju Jorkut, tha Babamusta, duke aluduar për profucenten dhe thmeluesen e këtij festivali – AWF-s.

Pra, Javën e Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, tregojë ajo, e cila prodhohet nga Nil Production dhe Mrika Krasniqi, është për të promovuar artet dhe kulturën si një mjet për zhvillimin ekonomik.

Duke folur për Drejtoren Eksekutive, dhe themeluesen e këtij festivali, Babamusta, tha se “Festivali i filmit është një nga ngjarjet vjetore të prodhuara nga Mrika Krasniqi, duke përfshirë Javën e Modës Shqiptare dhe Konkursin Ndërkombëtar të Skenarit”.

Më tej ajo theksojë se gjatë viteve, festivali ka shfaqur më shumë se 300 filma dhe ka organizuar mbi 2000 artistë nga e gjithë bota, përfshirë shqipërinë, SHBA-në, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Italinë, Francën, U.K. dhe shumë të tjera.

Mesazhi i AWF, tha Babamusta, për komunitetin artistik është që të përpiqemi drejt qëllimeve tuaja me besim: “Ne besojmë në ju, kreativitetin tuaj dhe imagjinatën tuaj – Ne duam të bëhemi pjesë e udhëtimit tuaj artistik dhe së bashku mund të lëmë një trashëgimi: që inkurajon tregimin, feston jetën dhe identitetin dhe ndërton urat nëpër kultura – Ne krenohemi me vlerat tona të mëdha shqiptare-amerikane dhe ne duam të ndajmë ëndrrat dhe pasionet tona me botën”.

Gazetarja e njohur Ermira Babamusta, e quajtii idenë e realizimt të këtij festivali kinematografik në New York, si :” Himni ynë i jetës që bazohet në tre parime: Së pari: Besoni në veten tuaj, sepse ju mund të arrini gjëra të mëdha. Kur besoni në madhështinë tuaj bëheni atë që besoni. Dhe e treta: Kurrë mos heq dorë. Ju mund të ngriheni mbi çdo situatë dhe të arrini ëndrrat tuaja.”

Festivalnin Babamusta e quajti në fjalën e saj një këmbëngulje, përkushtimi dhe pasioni që e mbanin Mrika Krasniqin, duke shkuar përpara me festivalin e filmit. “Çdo vit duke marrë rreziqe, duke ngritur festvalin, duke mos hequr dorë kurrë – duke arritur madhështinë. Pasioni i festivalit për film dhe kinema ka fituar respektin e regjisorëve, prodhuesve, shkrimtarëve, aktorëve dhe të famshëmve më të admiruar në botë,” u shpreh Ermira Babamusta.

Java Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, mirëpriti mysafirët e saj të veçantë: të famshëm, yjet e Hollivudit, artistët e vlerësuar me çmime, mediat me reputacion, televizionet, personalitetet, sponsorët AWF, përkrahësit e saj besnikë, anëtarët të jurisë dhe të gjithë ata që kan punuar shumë prapa skenave për ta bërë këtë festival një sukses.

Java Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, ftoi në skenë aktorin e njohur të Hollivudit, Peter Malota, një producent, aktor dhe regjisor i madh ii cili u nderua me çmimin:” EXCELLENCE IN ART AWARD”.

Ndërkohë që ka përshendetur, edhe z. Jim Griffen, ish ndihmës i senatit amerikan dhe i Shtëpisë së Bardhë i cili luajti një rol kyç në heqjen e ish presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç nga pushteti gjatë krizës kosovare 1997-2002.

Këtë vit Java e Filmit Shqiptar po nderon 6 çmime për:
Filmi më i mirë
Filmi më i mirë i shkurtër
Dokumentari më i mirë
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë
Dhe çmimin më të mirë të prodhimit

Fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë së çmimit të hënën më 29 maj në orën 20:30 në teatrin e e vëllezërve Tollaj, Fredii dhe Ernest : “Producers Club”./BS/

COMMENTS