SHBA-ja ia rrëzon edhe një aeroplan tjetër regjimit të Assadit

SHBA-ja ia rrëzon edhe një aeroplan tjetër regjimit të Assadit

KQZ-ja ia jep 180 mijë euro për shtypjen e fletëvotimeve kompanisë që merret me tregti (Dokument)
Haradinaj takohet me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian

Një aeroplan luftarak “F-15E” i ushtrisë së SHBA-së e ka rrëzuar një dron të regjimit sirian afër At Tanf, në Siri, dy zyrtarë amerikanë kanë thënë për CNN.

Ky është rrëzimi i tretë i një aeroplani luftarak pro-regjimit sirian këtë muaj.

Droni është rrëzuar jashtë zonës 55-kilometerëshe për shmangien e konfliktit, sipas këtyre zyrtarëve.

Droni ishte “Shahed 129” i prodhuar në Iran dhe mendohet se ishte i armatosur dhe ndodhej në zonën e qitjes së SHBA-së.

Njëri prej zyrtarëve ka thënë se droni u rrëzua sepse ishte vlerësuar si kërcënim./E/

COMMENTS