SHBA-ja dhe Gjermania: Bashkëpunoni me Specialen!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania presin që individët dhe institucionet kosovare të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.

SHBA-ja ka konfirmuar edhe një herë edhe për gazetën ‘Zëri’ mbështetjen e plotë rreth funksionimit të Dhomave të Specializuara brenda mandatit që ka dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkohë, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets në një prononcim të saj dhënë gazetës ka thënë se vendimet që dalin nga proceset gjyqësore duhet të pranohen nga një shtet ligjor.

Sipas saj, nisja e punës së kësaj Gjykate nuk ka nevojë ta gjejë Kosovën me institucione të formuara, pasi do të akuzohen individë dhe jo bartës të funksioneve apo të pozitave shtetërore.

Në anën tjetër, partitë politike në Kosovë kanë thënë se pavarësisht asaj a pajtohen apo jo me formimin e kësaj Gjykate dhe të punës e saj tani ajo ka bazë juridike dhe si e tillë do të respektohet.

COMMENTS