SHBA dhe Koreja Jugore thonë se një raketë verikoreane ka dështuar

Një raketë e Koresë Veriore e lansuar sot ka dështuar, thanë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore.

Ky dështim ndodhi dy javë pasi verkoreanët e kishin festuar një kthesë madhore në programin e tyre raketore, siç kishin vlerësuar liderët e Koresë Veriore.

‘Komanda amerikane e Paqësorit ka detektuar atë që ne vlerësojmë se ishte përpjekje e dështuar për lansim raketor e Koresë Veriore’, tha zëdhënësi i kësaj komande, Dave Benham.

Sipas tij, ‘raketa duket se ka eksploduar brenda disa sekondash pas lansimit’.

Zyrtarë ushtarakë jugkoreanë, po ashtu, thanë se e kanë detektuar dështimin e lansimit.

COMMENTS