Shaqiri shënon gol të ‘çmendur’ ndaj Crystal Palace (Video)

Shaqiri shënon gol të ‘çmendur’ ndaj Crystal Palace (Video)

Kaka tregon të vërtetën se si shkoi te Real Madridi
Emre Can në dyshim për Botërorin

Sulmuesi anësor me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e radhës në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Stoke City është duke luajtur në udhëtim te Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit anglez.

‘Potters’ kanë arritur të kalojnë në epërsi me fillim të pjesës së dytë, pasi e para përfundoi pa gola 0-0.

Shënues i golit ishte pikërisht futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili kaloi Stoken në epërsi 1-0 në minutën e 53-të.

Gjilanasi shënoi një supergol nga distanca, pasi më parë mori topin në gjysmë të fushës dhe kaloi disa futbollistë.

Ky ishte goli i tretë këtë sezon i reprezentuesit zviceran, teksa ka bërë edhe pesë asistime për bashkëlojtarët e tij.

COMMENTS