Shaqiri rikthehet ndaj liderit

Shaqiri rikthehet ndaj liderit

Legjenda e Milanit, George Weah është zgjedhur president i Liberisë
Numri 26 ters për lojtarët e La Ligas!

Njëri nga futbollistët më të mëdhenj shqiptar, Xherdan Shaqiri ka lënë mbrapa lëndimin e tij.

Futbollisti kosovar është rikthyer në skuadrën e tij Stoke City dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Chelseat.

Ka qenë trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes që ka konfirmuar rikthimin e Shaqirit nga lëndimi.

‘Shaqiri është i aftë dhe në dispozicion për të luajtur ndaj Chelseat’, ka deklaruar Hughes.

Lojtari ka qëndruar jashtë fushave për disa javë pas një lëndimi të pësuar.

Gjatë këtij kampionati ylli kosovar ka zhvilluar 13 ndeshje në Ligën Premier me Stoke Cityn dhe ka shënuar tre gola.

COMMENTS