Shaqiri me shokë sigurojnë një pikë të artë në Anfield

Shaqiri me shokë sigurojnë një pikë të artë në Anfield

Stoke City ka barazuar pa gola me Liverpoolin në Anfield për të siguruar një pikë të artë në luftën për mbijetesë në Premier Ligë. 'Të kuqtë' kanë

Stoke City ka barazuar pa gola me Liverpoolin në Anfield për të siguruar një pikë të artë në luftën për mbijetesë në Premier Ligë.

‘Të kuqtë’ kanë mundur të sigurojnë fitore sikur Mohamed Salah të shënonte nga afërsia në pjesën e parë, ndërsa Danny Ingsit iu anulua një gol në barazimin e vështirë.

Me këtë pikë Stoke City kalon në pozitën e 18 me 30 pikë, tri më pak se Swansea që gjendet një pozitë më lartë.

Liverpooli me këtë barazim mbetet në pozitën e tretë me 72 pikë, dy më pak se Manchester Unitedi në pozitën e dytë dhe nesër pret Arsenalin në derbin e kësaj jave.

COMMENTS