Shaqiri i trishtuar me rënien e Stoket nga Premier League

Shaqiri i trishtuar me rënien e Stoket nga Premier League

Juventus synon transferimin e Cavanit
UEFA ngul këmbë se disa punë në stadium duhet të ribëhen

Xherdan Shaqiri është i pikëlluar dhe po i vjen shumë keq nga tifozët që nuk do të shohin Stoke Cityn edhe edicionin e ardhshëm në Premier League.

Stoke edicionin e mbylli në pozitën e parafundit në tabelë me 33 pikë të tubuara nga 38 xhiro dhe kështu edicionin e ardhshëm do të luajë në Championship. Shaqiri ka thënë se është shumë i trishtuar me rënien e Stoket dhe shpreson që klubi sa më shpejt të kthehet në elitë.

Mesfushori 26-vjeçar, insiston se gjithmonë do t’i jetë falënderues Stoket, pasi thotë se te ky ekip është edukuar si futbollist, meqë është mësuar të luajë edhe në mbrojtje.

Shaqiri te Stoke City u transferua në verën e vitit 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2020. Por rënia e Stoke Cityt në një kategori më poshtë mund të aktivizojë klauzolën në kontratën e tij për lirim, e që është fiksuar në 14.5 milionë euro.

COMMENTS