Shakira me probleme shëndetësore, anulon koncertin në Gjermani (Foto)

Shakira me probleme shëndetësore, anulon koncertin në Gjermani (Foto)

Kim Kardashian ndan imazhin e parë me 3 fëmijët (Foto)
Rihanna i futet fushës së biznesit (Video)

Shakira ka kohë që është përgatitur për një turne të gjatë të koncerteve anembanë globit.

Por, duket se këngëtarja kolumbiane është detyruar të ri-caktojë datat prej fillimit.

E gjithë kjo pasi që këngëtarja 40-vjeçare ka konfirmuar se nuk do të jetë e pranishme në koncertin e parë të turneut në Koln të Gjermanisë pasi që ka probleme me zërin.

‘Për fat të keq kemi konstatuar se nuk i kam keq kordat vokale dhe si rezultat i kësaj, mjekët më kanë këshilluar të vazhdoj trajtimin për të shmangur ndonjë dëm më të madh. Si rrjedhojë, fatkeqësish do ta humbas koncertin e parë më 8 nëntor në Koln’, shkroi ajo.

Këngëtarja më tutje tha se ekipi i ‘Live Nation’ është duke punuar shumë për të caktuar një datë të re që të kthehem dhe të mbajë koncertin në Gjermani.

Theksojmë se koncerti i radhës për bashkëshorten e futbollistit, Gerard Pique, Shakirës është planifikuar për në 10 nëntor në Paris, i cili nuk dihet nëse do të realizohet.

Ndryshe, Shakira tash e sa kohë është duke punuar në projekte të reja muzikore.

COMMENTS