Sfida Gjilani – Feronikeli, hap ndeshjet e fundjavës

Sfida Gjilani – Feronikeli, hap ndeshjet e fundjavës

Renault me kombi të ri elektrik (Video)
Orari i ndeshjeve të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll

Ndeshja mes Gjilanit dhe Feronikelit, takim ky që luhet sot pasdite në Gjilan, hap sfidat e javës së 27-të elitës së futbollit tonë.

Ballafaqimi mes gjilanasve dhe drenicasve, vlerësohet ndeshje tejet e rëndësishme, sepse pikët për të dy skuadrat janë tejet të vlefshme.

Gjilani pa Arbnor Morinën e larguar, synon të mposht Feronikelin e Sulejman Starovës, skuadër kjo që akoma nuk është dorëzuar nga gara për kreun e tabelës, raporton RTKLive.

Kjo xhiro do të vazhdojë të shtunën me tri ndeshje, ndërsa përfundon të dielën kur do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjave, e cila pritet të sjellë ndeshje interesante.

Vala Superliga / Java e 27-të

Sot takohen:

Gjilani – Feronikeli

Të shtunën:

Liria – Llapi

Prishtina – Besa

Drenica – Flamurtari

Të dielën takohen:

Trepça’89 – Vëllaznimi

Drita – Vllaznia

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

COMMENTS