Serwer: Shfuqizimi i Speciales me pasoja serioze për Kosovën

Serwer: Shfuqizimi i Speciales me pasoja serioze për Kosovën

Zaev arrin në Kosovë, pritet me nderime nga Haradinaj
Nisin ikjet e para nga Kosova (Video)

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të përcillet me pasoja serioze për Kosovën, pasi që, sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në dhe me BE-në do të jenë shumë më problematike.

Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do t’i bënte marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe me Bashkimin Evropian (BE) shumë më problematike dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës ‘Zëri’ analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, duke shtuar se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga Gjykata.

Pas dy dështimeve që kjo çështje të procedohet në Kuvend në fund të vitit të kaluar, Serwer shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji, ashtu siç po pritet të ndodhë pas kthimit të deputetëve nga pushimet e fundvitit.

Analisti amerikan gjatë kësaj interviste për ‘Zërin’ ka folur edhe për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, me ç’rast ka vlerësuar se ky është një veprim i pamatur politik, pasi Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave me BE-në.

Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet zbatuar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

‘Edhe këtu Kosova ka shumë më tepër për të fituar nga zbatimi i programit sesa nga braktisja e tij’, ka potencuar Serwer.

COMMENTS