Serbia tregon se a pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB, si këmbim për Asociacionin

Serbia tregon se a pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB, si këmbim për Asociacionin

Shteti serb nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, në këmbim të Asociacionit, kështu ka thënë sot Kryetari i Komisionit për Kosovën në Serbi

Shteti serb nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, në këmbim të Asociacionit, kështu ka thënë sot Kryetari i Komisionit për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun.
Sipas Drecunit, vetëm kompromisi nëpërmjet dialogut do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të dy shtetet.

‘Çdo presion për ta detyruar Serbinë të veprojë në kundërshtim me kufijtë e vet është dështim. Sigurisht që vendet që e kanë njohur Kosovën do të duan ta shohin anëtare të OKB-së’, tha Drecun.

Mediat gjithashtu kanë raportuar se mund të ketë ndryshim të formatit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

‘Ne jemi ulur në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje finale, çdo gjë përtej kësaj Serbia nuk do ta pranojë’, ka thënë Milovan Drecun.

Ndryshe formimi i Asociacionit, sipas afatit kohor të BE-së do të formohet në muajt e ardhshëm.

COMMENTS