Serbia shfaq ‘brengosjen’ në Rusi për luftën e kosovarëve për Shtetin Islamik

Serbia shfaq ‘brengosjen’ në Rusi për luftën e kosovarëve për Shtetin Islamik

Posta e Kosovës në pamundësi për t’i mbuluar pagat, MZHE-ja refuzon ta financojë
Në Kosovë vazhdon moti i ngrohtë, priten reshje lokale shiu

Ministri serb i Punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq ka thënë dje në Rusi se terrorizmi e ka ndryshuar shumë skenën e sigurisë ndërkombëtare të cilës i është dashur t’i përshtatet realitetit të ri në të cilin terroristët mund të sulmojnë këdo, kudo dhe kurdo me qëllimin që të shkaktojnë shumë dëme dhe të vrasin sa më shumë njerëz, njoftojnë medie të Beogradit.

Ai ka folur sidomos për rajonin e Ballkani Perëndimor për të cilin ka thënë se është hapësirë e rëndësishme për rekrutimin e anëtarëve dhe të simpatizantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak.

Stafanoviq tha se sipas shënimeve të Europolit janë rreth 800 terroristë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor që deri më tash i janë bashkuar Shtetit Islamik në Lindjen e Afërt, transmeton Koha.net.

Fjalëve të tij, më së shumti luftëtarë ka nga Bosnjë e Hercegovina dhe nga Kosova.

Ai ka theksuar se sfidë e veçantë për Serbinë është situata e ndërlikuar e sigurisë, në Kosovës (medie dhe zyrtarë të Beogradit vazhdon ta quajnë krahinën jugore të Serbisë), e cila siç tha ai, është e njohur me numrin e madh të ekstremistëve të lidhur me Shtetin islamik, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, e cila ka rol aktiv në Kosovë, sipas tij, deri më tash kryesisht e ka injoruar këtë fakt.

Stefanoviq ka marrë pjesë në takimin me temën ‘Evolucioni i strategjisë dhe i taktikës së organizatave ndërkombëtare terroriste’ mbajtur në Moskë.

COMMENTS