Serbia kërkon nga Italia ekstradimin e Ballistit

Serbia kërkon nga Italia ekstradimin e Ballistit

Ministria e Drejtësisë e Serbisë i ka dërguar kërkesë -lutje Italisë për ta ekstraduar Ismail Morinën- Ballistin i cili dyshohet se në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri në Beograd në vitin 2014 me anë të dronit kishte lëshuar në stadium hartën me viset etnike të shqiptarëve, transmeton Koha.net.

Bashkë me lutjen, siç njofton tanjug, organeve kompetente italiane u është dërguar edhe dokumentacion përkatës me të cilin pretendohet të arsyetohet kërkesa nga Beogradi.

Morina shkoi në Itali pasi kohë më parë ministri kroat i Drejtësisë Drazhen Boshnjakoviq kishte refuzuar të jepte pëlqimin për dorëzimin e ti në Serbi.

COMMENTS