Serbia i dërgon Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt

Serbia i dërgon Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt

Arbana Xharra ftesë Fatmir Sejdiut t’i bashkohet PDK-së
Gjithçka gati për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës (LIVE)

Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dërguar sot autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Hardinaj, kanë bërë të ditur mediat në Serbi.

Me kërkesën për ekstradim organeve franceze të drejtësisë i është dorëzuar edhe dokumentacioni përcjellës i përkthyer në gjuhën frënge në bazë të të cilit ‘drejtësia franceze do të vendosë nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat për ekstradim të Haradinajt në Serbi’.

Ramush Haradinaj u ndalua, të mërkurën e kaluar, në aeroportin e Bazelit në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të autoriteteve serbe të cilat e akuzojnë, siç thonë, për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve të 90-ta.

Një gjykatë në Francë i shqiptoi masën e paraburgimit deri në dorëzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim të tij.

Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.

Në vitin 2012, u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi.

Rigjykimi në vitin 2012, u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës.

COMMENTS