Serbia arreston Shefin e Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi

Haradinaj: Sulmi në New York, sulm i egër kundër njerëzve të pafajshëm
Dëshmitarët regjistrojnë pamjet: Një veturë shfaqet papritmas, deshi të godiste veturën e Donald Trump?! (Video)

Policia e Kosovës ka informacione për arrestimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, por ende nuk i di arsyet e arrestimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

‘Sipas autoriteteve të Policisë Kufitare të Kosovës nga pika doganore ‘Dheu i Bardhë’, mbrëmë rreth orës 12:10 pas mesnatës, në hyrje të Serbisë, nga autoritetet serbe është arrestuar drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi’, ka thënë Hoxha.

Policia e Kosovës, sipas Hoxhës, deri më tani nuk ka më shumë informacione, por është duke bërë përpjekje ta zbardhë rastin.

COMMENTS