Senatori amerikan McCain mbërrin në Kuvendin e Kosovës

Senatori amerikan McCain mbërrin në Kuvendin e Kosovës

AAK ia kishte ofruar Albin Kurtit Kryeministrinë – Ky është dokumenti
Aprovohet shpallja e tenderit për autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë (Foto)

Senatori amerikan John McCain, ka filluar vizitën e tij në Kosovë, duke u ndaluar fillimisht në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

McCain, i cili do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, gjatë një turi të tij në rajon, rreth orës 14:45 do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në një ceremoni solemne.

Senatori republikan, ish kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitës në Serbi, në takimin me presidentin e zgjedhur Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të vazhdohet dialogu Prishtinë-Beograd, deri në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve fqinje.

McCain, gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi, i cili do ta dekorojë me medaljen ‘Urdhëri i Lirisë’.

COMMENTS