Selmanaj: LDK-ja do t’i bashkohet PAN-it

Selmanaj: LDK-ja do t’i bashkohet PAN-it

Haradinaj: Kosova brenda 10 ditësh do ta ketë Qeverinë
Ndërron jetë astronauti i fundit që shkeli në Hënë, Eugene Cernan

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj është shprehur i vendosur se koalicioni PAN i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë, ndonëse nuk ka bërë të ditur se sa vota i ka gjithsej.

Ai me këtë rast ka thënë se ekziston mundësia që Qeveria të votohet në seancën e 3 gushtit ose një ditë pas saj, transmeton zeri.info.

‘Ekziston mundësia, por të shohim si do të zhvillohet situata më 3 gusht. Nëse jo më 3 gusht, atëherë një ditë më vonë gjithsesi’, ka deklaruar ai.

Selmanaj më tutje ka folur edhe për një qeveri të gjerë, me ç’rast ka thënë se PAN-it ende beson se do t’i bashkohet LDK-ja.

‘Por ne ende po besojmë që të na bashkohet edhe LDK-ja. Ne jemi të hapur dhe mendoj se bashkimi i LDK-së, i LAA-së në një qeveri me Haradinajn do të ishte bukur i natyrshëm’, ka shtuar ai.

Por analisti politik, Dimal Basha ka vlerësuar se kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, nuk e ka përkrahjen e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë.

‘Nuk besoj se z. Haradinaj e ka përkrahjen e deputetëve të mjaftueshëm për ta marrë aprovimin në Kuvend, për shkak të qëndrimeve kundërshtuese nga i gjithë spektri politik’, ka thënë ai.

COMMENTS