Selfiet rrezik për shëndetin!

I bëjmë çdo ditë, kudo dhe kurdo, por është gjëja e fundit që mund t'iu ketë shkuar ndër mend sa herë keni realizuar një selfie, por dermatologët kanë

I bëjmë çdo ditë, kudo dhe kurdo, por është gjëja e fundit që mund t’iu ketë shkuar ndër mend sa herë keni realizuar një selfie, por dermatologët kanë dhënë konfirmimin alarmant.

Selfiet dëmtojnë seriozisht lëkurën tuaj.

Kjo për shkak të ekspozimit të gjatë dhe të shpeshtë ndaj dritës dhe rrezatimit elektromagnetik.

Gjatë një konference për estetikën faciale, ekspertët thanë se drita blu që emetohet nga ekrani i smartfonëve nxit shfaqjen e rrudhave.

‘Mendoj se në treg ka një boshllëk kur është fjala për produkte që mbrojnë nga ky efekt negativ i pajisjeve moderne. Unë shoh përditë njerëz që pëlqejnë selfiet dhe blogerë, të cilët kërkojnë ndihmën time dhe kam konstatuar se procesi i plakjes është përshpejtuar’, thotë Dr. Simon Zokaie, i cili drejton klinikën ‘Linia Skin Clinic’ në Britani.

COMMENTS