Selena Gomez mbyllet në një qendër rehabilitimi

Tringa Rexhepi, lanson këngën ‘Spin’ në SoundCloud (Video)
‘Xhesika’ e ‘O sa mirë’ bën aksident

Këngëtarja e njohur Selena Gomez aktualisht është në pauzë muzikore për shkak të problemeve emocionale.

Këngëtarja është duke luftuar me depresion prej pak kohësh, por mesa duket gjendja nuk është përmirësuar. Për këtë arsye mësohet se 24 vjeçarja është duke bërë kontrolle të shpeshta në një qendër të posaçme në Tennessee.

Bashkë me trajtimin këngëtarja është duke kërkuar ndihmë se si të përballet me çështjet e shëndetit që lidhen me sëmundjen e lupusit.

Gomez ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre dhe mirëkuptimin për këtë pushim në karrierën e saj.

‘Ju e dini sa të veçantë jeni për mua por më duhet të përballem me këtë. E di që nuk jam e vetmja në një situatë të tillë. Shpresoj që edhe të tjerët të inkurajohen dhe të përballen me sëmundje të tilla…’ është shprehur këngëtarja.

Selena është diagnostikuar me lupus në vitin 2014 dhe është përpjekur ta luftojë sëmundjen me anë të kimioterapisë.

COMMENTS