Sekuestrohen tre armë në Prizren, njëra në aheng

Sekuestrohen tre armë në Prizren, njëra në aheng

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00, tek ‘Likeni’ në fshatin Zym janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas tyre, një njësi e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit dhe një patrullë kufitare kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

Sipas raporteve policore thuhet se dy persona janë ndaluar dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe një pistoletë e ‘Crvena Zastava’ me shtatë fishekë.

Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti për çështje hetimore.

Pas intervistave është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur poashtu se më datën 7 shtator, rreth orës 16:15 minuta në rrugën ‘Dervish Salihu’ në Prizren janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në një shtëpi kishte dasmë.

Policët pasi kishin biseduar me të zotin e shtëpisë ishin njoftuar se i njëjti kishte shkrehur dhjetë fishekë në drejtim të qiellit nga pistoleta me ç‘rast janë konsumuar elemente të veprave penale e ‘Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje ilegale.’

Në cilësi të provës materiale, krim teknikët e kanë sekuestruar pistoletën e llojit ‘EKOL-Jackal Compact’ dhe dhjetë gëzhoja të pistoletës.

Edhe ky rast do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

COMMENTS