‘Seks – simboli’ Shabani, gorilla që po i ‘tranon’ femrat japoneze (Foto & Video)

‘Seks – simboli’ Shabani, gorilla që po i ‘tranon’ femrat japoneze (Foto & Video)

Hapet palestra e parë nudo (Foto +18)
Ishulli Henderson, vendi më i ndotur në botë (Video)

Ju prezantojmë gorillën Shabani 18 vjeç, por jo një gorillë dosido. Kush kërkon të bëjë një foto me kafshën e rrallë, duhet të mbajë radhën.

Po, sepse japonezet janë të çmendura për gorillën me vështrimin e thellë. Në kopshtin zoologjik të Higashiyamas në Nagoya, Shabani është kthyer në një ‘seks-simbol’ të vërtetë.

Çdo ditë, mesatarisht, janë me qindra vizitorë, para së gjithash vajza dhe gra të reja, që e rrethojnë duke e thirrur dhe shpresojnë që gorilla të kthehet për të bërë një foto ‘selfie’ me to.

Foto për t’u postuar në rrjetet sociale pa dyshim. Takayushi Ishikawa, drejtori i kopshtit zoologjik japonez, shprehet i befasuar nga vëmendja e njerëzve ndaj gorillës: ‘Çudira të internetit’, – komenton ai.

Por për fat të keq të japonezeve, Shabani ka dy gra, Ai dhe Nene dhe është baba i shkëlqyer i Kiyomasi e Annie.

Gorilla Shabani

Shabani

COMMENTS