Sekreti i vetullës së Adelinës (Foto)

Sekreti i vetullës së Adelinës (Foto)

Këngëtarja Adelina Ismaili, ishte e para që theu tabutë në vitet e para luftës, duke u shfaqur ekstravagante në klipe duke kënduar këngë revolte.

Adelina Ismaili është këngëtarja që ka bërë revolucion në muzikën shqipe, dhe si gjithmonë vazhdon të mbizotroj thjeshtësija e saj e bukur.

Një detaj ka rënë gjithmonë në sy nga publiku te paraqitjet e saj, dhe ajo ishte vetulla e saj e majtë, e prerë në mes.

Por në fakt, vetë Ismaili në një intervistë të dhënë vite më parë për “1001 pse?”, kishte rrëfyer ‘misterin’ e kësaj vetulle.

Bëhej fjalë për një ‘dhuratë’, të cilën e kishte marrë nga zënka me motrën e saj Emën, kur ishin të vogla.

Më tej, Diva kishte treguar për shqepjen e vetullës së saj nuk kishte marrë mjekim në spital, por për të ishte kujdesur gjyshja.

Ajo mbeti shenjë e përhershme, ndonëse mund të asociojë në një detaj të bezdisur për femrat, por për Divën, ky detaj u bë vetëm edhe më interesant për stilin e saj unik.

Detaji i vetullës së prerë në mes i ka dhënë Adelina Ismailit një pamje edhe më tërheqëse dhe unike.

Tani, ajo po shijon jetën e saj si një nënë e lumtur.

COMMENTS