Sekreti i bukurisë së Melania Trump (Foto)

E shpeshtë është pyetja sesi sllovenia 46 vjeçare, Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, arrin ta mbajë trupin e saj në formë dhe cila është rutina e

E shpeshtë është pyetja sesi sllovenia 46 vjeçare, Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, arrin ta mbajë trupin e saj në formë dhe cila është rutina e bukurisë së saj.

Para fushatës presidenciale të burrit të saj, Donald Trump, Melania rrallëherë është paraqitur në ngjarje publike dhe nuk ka dhënë intervista për media.

Revista ‘GQ’ ka publikuar profili e saj ndërsa artikulli ka shkaktuar interesim të madh të publikut.

Kjo revistë ka zhvilluar intervistën ekskluzive me Melanian, ndërsa për nevoja të shkrimit kanë biseduar edhe me miqtë dhe të afërmit e saj, të cilët kanë rrëfyer për përditshmërinë e Zonjës së Parë të re.

Ajo ka përmendur tre sekretet e pamjes së bukur.

I pari, ecja me pesha në nyja të këmbëve.

Këto pesha të cilat mund të renditen nëpër tërë trupin, ecjen klasike e shndërrojnë në ushtrime kualitative dhe në të njëjtën kohë mundësojnë forcimin dhe formësimin e muskujve.

E dyta, shtatë fruta në ditë.

Nuk është sekret se frutat janë pjesë e rëndësishme e shujtave të çdo diete dhe pa to nuk ka shëndet të mirë, ndërsa Melania i konsumon çdo ditë.

Dhe e treta, hidratimi i lëkurës.

Ky regjim i pashmangshëm i bukurisë për shumicën e femrave, është shumë i rëndësishëm edhe për Zonjën e Parë të SHBA-s.

Gjatë kësaj interviste Melania ka folur edhe rreth thashethemeve se u është nënshtruar operacioneve plastike dhe ka rritur gjinjtë.

Por ajo i ka hedhur poshtë këto.

‘Nuk kam kryer kurrfarë ndryshimesh. Shumë njerëz thonë se kam bërë ndërhyrje të ndryshme në fytyrë. Nuk kam bërë asgjë. Bëj jetë të shëndetshme, kujdesem për trupin dhe lëkurën time. E kundërshtoj botoksin dhe injeksionet. Mendoj se këto i bëjnë dëm fytyrës dhe nervave tuaja. Do të plakem me hijeshi, sikurse nëna ime’, ka përfunduar ajo.

COMMENTS