Sekreti i 17 vjeçares që i humbi 60 kilogramë brenda vitit (Foto)

Sekreti i 17 vjeçares që i humbi 60 kilogramë brenda vitit (Foto)

Pamja e vrasjes së ambasadorit rus fiton garën e Fotografisë së Shtypit në Botë
Aktori i famshëm kosovar aderon në Vetëvendosje (Foto)

Josephine Desgrand, studente 17 vjeçe nga Queensland, Australi, ka humbur 60 kilogramë pas ngacmimeve të shumta që i ka përjetuar në shkollë.

Sipas Desgrand, e cila peshonte 120 kilogramë në moshën 16 vjeçe, ajo ndihej e turpëruar për peshën saj.

‘E urreja vetveten dhe mënyrën si dukesha. Nuk kisha shokë e shoqe dhe thjesht nuk kisha dëshirë të dilja në publik’, ka rrëfyer ajo.

Por përgjysmimi i peshës së saj është arritur duke e kufizuar konsumimin e karbohidrateve, dhe duke e zvogëluar sasinë e frutave që i ka konsumuar për ta shmangur sheqerin.

‘I trajtoja frutat si çokollata dhe fillova ta konsumoja vetëm një sasi të caktuar të tyre çdo javë. Gjithashtu kam shmangur konsumimin e karbohidrateve, pra nuk kam ngrënë bukë, pasta apo çokollatë për një vit’.

Sipas Desgrand, dëshirat e saja për të ngrënë janë larguar brenda dy javëve që ka filluar dietën.

Normalisht edhe ushtrimet fizike kanë luajtur rol të rëndësishëm në transformimin e trupit të saj, dhe Josephine ka kursyer kohën dhe paratë duke ushtruar në shtëpi.

‘Askush nuk besonte se mund t’ia dilja dhe kam dashur t’u tregojë të gjithëve se e kanë gabim, prandaj kam qëndruar prapa fjalës sime për të humbur peshë’.

COMMENTS