Sekretet e bukurisë franceze të cilat duhet t’i aplikoni nga ky moment

Sekretet e bukurisë franceze të cilat duhet t’i aplikoni nga ky moment

Shtëpia lundruese që godet imagjinatën tuaj(Video)
Qytetet më të shtrenjta në botë (Video)

Vajzat franceze gjithmonë kanë ditur të kujdesen për veten! Ato njihen për pamjen e tyre të bukur dhe stilin e veçantë.

Le ta pranojmë – të gjithë duam një lëkurë pa të meta, flokë të mrekullueshme dhe makijazh të përsosur.

Duke marrë parasysh këto, brendi francez i bukurisë ‘Bourjois’ shpjegon se çfarë bëjnë vajzat franceze për t’u dukur aq mirë.

Sa më thjesht, aq më bukur

Francezet e kanë perfeksionuar artin e të vënit pak (thuajse fare) makijazh. Prandaj, në vend se të përkushtoheni të lyheni e tëra, ndiqni këshillën e vajzave franceze dhe përqendrohuni në ndonjë karakteristikë të vetme. Kështu, nëse jeni duke planifikuar t’i rregulloni sytë, atëherë buzët lini me ngjyrë natyrale. Ose nëse jeni duke i lyer buzët me ngjyrë të theksuar, atëherë makijazhin e syve bëjeni thjesht me një shtresë maskarë.

Parfumi është gjithçka!

Në Francë nuk konsideroheni tërësisht e veshur derisa ta keni zhytur trupin në parfum. Është e rëndësishme ta zgjedhni një parfum të cilin do ta vëni gjithmonë dhe të jetë ai parfumi që ju identifikon juve si person.

Lërini flokët natyrale

Njësoj sikur që e preferojnë makijazhin sa më minimal, vajzat franceze i preferojnë edhe flokët natyrale.

Bëni masazh fytyrës çdo ditë

Një këshillë sekrete antiplakje e vajzave franceze është t’i bëni masazh fytyrës çdo ditë sepse e rritni qarkullimin e gjakut dhe i parandaloni rrudhat e parakohshme.

COMMENTS