Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg takon liderët e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm te NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron sot në Prishtinë, me ç’rast po zhvillon takime të ndara, fillimisht me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Giovanni Fungo dhe më pas edhe me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Stoltenberg ka zhvilluar një takim dhe dreke pune me presidentin Hashim Thaçi. Më pas do të pritet nga kryeministri Isa Mustafa ndërsa do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Kjo vizitë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ka zgjuar interesim të veçantë për shkak të zhvillimeve globale politike, tendencave të Rusisë për shtrirjen e ndikimit në Ballkan dhe rolit të NATO-s në këtë pjesë të Evropës.

COMMENTS