Sefaj: ARC-ja ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Sefaj: ARC-ja ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ka thënë se Agjencia për Regjistrim Civil duhet të luaj rolin kryesor në menaxhimin e identitetit të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri me rastin e lansimit të projektit të binjakëzimit të BE-së ‘Mbështetja e regjistrimit civil dhe siguria e dokumenteve’, i cili synon ngritjen e cilësisë së ARC-së.

Me këtë rast u tha se ARC-ja ka shënuar progres të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Ministri Sefaj ka mirëpritur fillimin e këtij projekti, pasi do të mundësojë arritjen e objektivave të ARC-së.

‘Në vitet e kaluara ARC, e mbështetur edhe nga projektet e financuara nga BE ka arritur progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë së dokumenteve duke përmbushur kështu të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Jemi të vetëdijshëm se ARC-ja duhet të luajë rolin kryesor si autoritet i vetëm në Kosovë për menaxhimin e identitetit të qytetarit me një rol kryesor në zgjerimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike dhe si institucion që marrin të dhëna të sakta të gjitha institucionet publike dhe ato private. Prandaj, për të arritur këtë objektiv ne mirëpresim mbështetjen e projektit tuaj’, tha Sefaj.

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, theksoi se Bashkimi Evropian ka bërë financimin e ARC-së prej themelimit të saj. Derisa, projekti binjakëzimit që po fillon tani, e i cili financohet nga BE, Apostolova tha se do të ndihmojë në kalimin e sfidave që ka ARC-ja përpara.

‘Sistemi i besueshëm i lejon zyrave që të zhvillojnë politikat me të mira në mënyrë që t’i arrijnë nevojat. Po ashtu edhe institucionet për zbatimin e ligjit sikurse që e dini dokumenti është shumë e rëndësishme për vlerësimin e dialogut të vizave. Ky sistem duhet të mbetet shumë për gjithë sigurinë e dokumenteve. Regjistrimi civil ka pasur shumë stadiume të zhvillimit siç është, kanë involvuar, bërë sistemi i adresave sikurse që të dhënat për qytetarë. ARC ka kaluar nëpër shumë sfida dhe ristrukturimit të cilat vazhdojnë’, theksoi Apostolova.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerry Willems, u shpreh se projekti do të ndihmoj edhe në procesin e integrimit evropian.

‘Përmirësimi i ARC-së dhe sigurinë e dokumenteve është pse ekspertët do të jenë këtu për dy vite e gjysmë që të punojnë së bashku në ballafaqimin e këtyre sfidave. Kur ta theksojmë më gjerë këta janë për mbështetur procesin e integrimin në BE. Ne kemi pritur që në këtë proces janë me të rëndësishëm janë angazhimi dhe zotësia prej institucioneve të Kosovës, sikurse Apostolova e cila ka thënë se është zbatimi i rezultateve konkrete. E para dhe më e rëndësishme për qytetarët, është se ata duhet të shohin se kjo është shumë e rëndësishme’, u shpreh ajo.

Ndërsa, drejtori i ARC-së, Bekim Hoxha, ka vlerësuar lartë lansimin e këtij projekti, duke theksuar se zyrat komuna të gjendjes civile kanë nevojë për përkrahje, prandaj ky projekt do të ndihmoj ato.

‘Raporti final i këtij projekti ka rekomanduar si prioritet me urgjencë një ndryshim të strukturës organizative të ARC-së, në mënyrë që të luajë një rol në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë që ka. Ky projekt do të mbështesë zyrat komunale të gjendjes civile që kanë shumë nevojë për përkrahje dhe janë shumë efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës. ARC ka arritur progres të konsiderueshëm në vitet e fundit duke krijuar edhe regjistrin qendror të gjendjes civile që përmban t ë dhëna personale për gjithë qytetarët e Kosovës’, tha ai.

Ndryshe, të dhënat e ARC-së i shfrytëzojnë mbi 50 institucione të Kosovës. Projekti është i financuar nga BE-ja dhe do të zgjasë dy vite.

COMMENTS