Seancë solemne për Boris Johnson (Live)

Seancë solemne për Boris Johnson (Live)

Vetura me targa të Serbisë ‘ngriti në këmbë’ Prishtinën
Rrëzohet xhamia në Beograd (Video)

Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne me rastin e ardhjes në Kosovë të ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisëm Boris Johnson.

Në seancë Johnson do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka arritur në Kosovë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ai është pritur nga homologu i tij nga Kosova Enver Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në vend tonë, ai do të zhvillojë takim edhe me kryekuvendarin Kadri Veseli.

Për nder të vizitës së tij, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne në të cilën Johnson, i adresohet deputetëve.

Ministri britanik merr pjesë edhe në lansimin e projektit “Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës”.

COMMENTS