Seanca gjyqësore ndaj pjesëtarëve të 'Syrit të Popullit' është mbyllur për publikun, raporton KTV. Sadri Ramabaja, Avni Llumnica e Murat Jashari ja
Seanca gjyqësore ndaj pjesëtarëve të ‘Syrit të Popullit’ është mbyllur për publikun, raporton KTV.
Sadri Ramabaja, Avni Llumnica e Murat Jashari janë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Megjithëse shumica e avokatëve të të akuzuarve ishin kundër, gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica e ka mbyllur seancën. Ajo ka thënë se aktvendimin e shkruar do ta nxjerr së shpejti.
Avokatja Femije Gashi-Bytyqi, e cila mbron Murat Jasharin, ka thënë se seanca ka interes të jetë e hapur pikërisht për shkak të interesit publik sepse akuza, sipas saj, përfshin edhe zyrtarët e lartë shtetërorë.
Seanca fillestare për të akuzuarit si pjesëtarë të organizatës ‘Syri i Popullit’, dështoi më 29 mars në mungesë të të akuzuarit, Bajrush Konjusha, derisa seanca ishte shtyrë për sot.
Pjesë e aktakuzës së ngritur një muaj më herët nga Prokuroria Speciale, janë gjithsej 10 persona që akuzohen për vepra të ndryshme, përfshirë përgatitjen e veprave terroriste, hakmarrje e hakmarrje në ndihmë dhe të tjera.
COMMENTS