Seanca e Kuvendit për Ramush Haradinajn mbahet me 10 janar

Seanca e Kuvendit për Ramush Haradinajn mbahet me 10 janar

Arrestohet deputeti Milaim Zeka
Një i plagosur në incidentin në veri të Mitrovicës

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit u vendos që seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, të zhvillohet të martën e 10 janarit.

Inicuesi i seancës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se pas konsultimeve me shefat e Grupeve tjera parlamentare të koalicionit qeveritar dhe opozitës që e kanë nënshkruar iniciativën për këtë seancë, propozoi që seanca të mbahet të martën pasi deputetët që janë në pushime e kanë të pamundur të vijnë sot për sot.

Kryesuesi i mbledhjes Xhavit Haliti tha se seanca do të ftohet kurdo që pajtohet inicuesi i seancës, në këtë rast Pal Lekaj.

COMMENTS