Së shpejti robotët do të kenë vizion të vërtetë të njeriut

Së shpejti robotët do të kenë vizion të vërtetë të njeriut

Shpërthim spektakolar nga një gurthyes në Norvegji (Video)
Çka do të thotë shkurtesa WI-FI ? (Foto)

Shkencëtarët pohojnë se kanë arritur zbërthimin e ‘kodit enigmatik të trurit’ që do të thotë se robotët së shpejti mund të krijohen me vizione njerëzore.

Deri më tani ekspertët kanë arritur të deshifrojnë se çfarë në të vërtetë ndodh në mes dy rajoneve të trurit që dërgon deri në përpunimin e imazheve vizuele, përcjell lajmi.net

“Deri më tani ne e kemi ditur se dy rajonet e trurit komunikojnë mes vete por nuk kemi ditur se për çka bëhet fjalë. Është njëlloj sikur i sheh dy përsona nga larg duke biseduar por nuk mund të kuptosh se për çfarë janë duke thënë” është shprehur Philippe Schyns, profesor i psikologjisë.

“Nepërmjet hulumtimit tonë ne e kemi thyer ‘kodin enigmatik të trurit’ duke shpresuar se tani do të kuptojmë se çfarë në të vërtetë është ai komunikim që ndodhë mes dy pjesëve të trurit dhe nepërmjet këtij zbulimi ne do të kemi mundësi që robotëve t’ua japim të njejtat aftësi vizuele sikur njerëzit” ka përfunduar Schyns.

COMMENTS