Së shpejti iPhone do t’i bllokojë mesazhet gjatë vozitjes (Foto)

Së shpejti iPhone do t’i bllokojë mesazhet gjatë vozitjes (Foto)

Motori elektrik me shpejtësi të madhe (Video)
Realiteti virtual, kjo teknologji mund të kurojë fobitë (Video)

Së shpejti iPhone do të prezantojë një veçori të re që do të largojë nevojën – e rrezikshme – për të lexuar mesazhet gjatë vozitjes së veturës.

Veçoria, e quajtur ‘Do Not Disturb While Driving’ (Mos pengo gjatë vozitjes), do të jetë pjesë e iOS 11 të Apple, një version i ri i sistemit operativ.

Nëse celulari është i lidhur me veturën përmes Bluetooth ose kabllos, ose thjeshtë vetura është duke lëvizur, celulari do të suspendojë njoftimet për gjëra si mesazhe ose përditësime të reja.

Nëse dikush ju dërgon mesazh kur jeni duke vozitur, celulari mund të përgjigjet me një mesazh automatik që thotë se jeni duke vozitur dhe se nuk mund të përgjigjeni për momentin.

Ekrani i celularit do të jetë i mbyllur gjithashtu për të parandaluar shoferët që të përdorin aplikacionet e tyre përderisa vozisin.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin Hartat e Apple, aplikacionin e navigimit – edhe pse nuk do të jenë në gjendje të përcaktojnë destinacionet.

COMMENTS