Së paku 22 të vrarë dhe 59 të plagosur nga shpërthimi në Manchester

Presidenti Hashim Thaçi ende nuk e ka caktuar datën e konstituimit të Kuvendit
‘Përkulemi para tyre që e çliruan Kosovën’

Të paktën 22 persona janë vrarë në mesin e tyre përfshirë edhe fëmijë, dhe 59 të tjerë janë plagosur, në një sulm të dyshuar terrorist, jashtë një arene në qytetin e Manchesterit.

Policia britanike ka thënë se sulmi besohet se është kryer nga një person, pas koncertit, që këngëtarja amerikane, Ariana Grande ka mbajtur në Manchester Arena.

‘Në këtë fazë, ne besojmë se sulmi i mbrëmshëm është kryer nga një person’, ka thënë shefi i policisë në Mançester, Ian Hopkins.

‘Sulmuesi, mund të konfirmojë se ka vdekur në vendngjarje. Ne besojmë se sulmuesi e ka kryer sulmin me një pajisje shpërthyese të improvizuar, të cilin e ka detonuar’.

‘Prioriteti jonë është që të kuptojmë nëse ai ka vepruar i vetëm apo është pjesë e ndonjë rrjeti’, ka thënë Hopkins.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar një ‘shpërthim masiv’ rreth orës 21:35, sipas kohës lokale, kur njerëzit ishin duke u larguar nga Manchester Arena, pas koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se autoritetet janë duke punuar për të kuptuar detajet e kësaj ngjarjeje.

‘Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist’, ka thënë May përmes një deklarate për media.

Shërbimet emergjente në Britani kanë thënë se kanë dërguar në spital 59 viktima të shpërthimit.

Shërbimet në stacionin e trenit Manchester Victoria, që gjendet përfundi arenës, janë anuluar.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në Britani, që prej se katër myslimanë nga Britania, përmes sulmeve vetëvrasëse me bomba vranë 52 persona në sistemin e transportit të Londrës më 2005.

Britania është në mesin e fushatës për zgjedhje të përgjithshme që do të mbahen më 8 qershor.

COMMENTS