Schweinsteiger pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë (Video)

Schweinsteiger pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë (Video)

Kështu nuk e keni parë asnjëherë Ronaldon, shtyhet kokë më kokë me gjyqtarin (Video)
Gerrard refuzon ofertën për trajner (Foto)

Bastian Schweinsteiger mbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij. Mesfushori i ekipit kombëtar gjerman, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Lajmi i raportuar nga Reuters mbështetet në të dhënat e vet futbollistit gjerman i cili ka thënë se është i dëshpëruar që nuk e ka përfunduar karrierën e tij me kupën e Evropës në Francë.

‘Thjeshtë nuk ishte e shkruar dhe më duhet ta pranoj këtë’, ka thënë ai në profilin e tij në Twitter.

‘Arritja më emocionale dhe historike më mbetët fitorja e Kupës së Botës në vitin 2014’, ka thënë ai.

Schweinsteiger ka luajtur 13 sezona me kampionin e Bundesligës gjermane, Bayern të Mynihut.

Pas këtij vendimi, Schweinsteiger do të fokusohet te ardhmja me klubin e Manchester United pasi gjatë sezonit të shkuar ai u aktivizua vetëm në 18 ndeshje edhe pse u konsiderua si një nga transferimet më të bujshme të ‘Djajve të Kuq’.

https://www.youtube.com/watch?v=MbtGBFsSLS4

COMMENTS