Scarlet Johanson aktorja më e kushtueshme e të gjitha kohërave

Është publikuar lista e aktorëve të Hollywood që kanë sjellë më së shumti të hyra nga paraqitjet e tyre në filmat e shumtë.

Në një listë të dominuar plotësisht nga aktorët meshkuj, një vend në top dhjetëshe ka bërë edhe aktorja Scarlett Johansson.

Falë pjesëmarrjes së saj kryesisht në serinë e filmave ‘Avenger’ dhe në shumë filma tjerë që kanë arritur të bëhen hite në kinema, Johansson është aktorja që ka arritur të sjellë në ‘Box Office’ plotë 3.3 miliardë dollarë.

Këtë listë e kryeson aktori Harrison Ford, falë serisë ‘Star Wars’, i ndjekur nga Samuel L. Jackson, Morgan Freeman, Tom Hanks e Robert Downey Jr.

Scarlett Johansson

COMMENTS