Sasa ka nevojë për ndihmën tonë (Foto)

Saranda Hoda - Sasa, vajza që njihet në Kosovë që prej pjesëmarrjes së saj në 'Shpija e Kosovës', dhe më pas karrierës së vazhduar me prezantime në di

Saranda Hoda – Sasa, vajza që njihet në Kosovë që prej pjesëmarrjes së saj në ‘Shpija e Kosovës’, dhe më pas karrierës së vazhduar me prezantime në disa projekte televizive, ka probleme të mëdha shëndetësore.

Nga mbrëmë është nisur një kampanjë me kërkesë për të kontribuar financiarisht njerëzit dashamirës në shërimin e sëmundjes së saj.

Siç edhe ishte bërë publike më herët, rasti i Sasës ka kohë që është i njohur në mediat kosovare në kohën kur ajo ishte banore në spektaklin e lartpërmendur dhe trajtimet e marra asokohe në Itali.

Saranda ka lindur me sëmundjen hemangiomë (rritje e pakontrolluar e enëve të gjakut), në rastin e saj në pjesën e barkut apo abdomenit. Në verën e këtij viti gjendja e saj u komplikua dhe ajo pati hemorragji.

Pas përpjekjeve në QKUK, Saranda është transportuar jashtë shtetit për trajtim të mëtutjeshëm. Sipas mjekëve rasti i Sasës është i 16-ti në botë dhe rasti i parë që është operuar.

Saranda ka nevojë për operacione të tjera në vazhdimësi dhe për këtë asaj i nevojiten të holla, për çka familja ka deklaruar se e ka të pamundur të ia mbulojë urgjencën e këtyre ditëve, meqë deri tash ata i kanë kryer vetë të gjitha intervenimet.

Format për ta ndihmuar Sasën janë të shënuara në publikim më poshtë, të cilin e kanë shpërndarë familjarët dhe shoqëria e saj.

sasa-ka-nevoje-per-ndihmen-tone-foto

COMMENTS